Kryetarja e Komunës se Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, ka hedhur poshtë zërat se partia e re e cila do të themelohet brenda këtij muaji do të jetë satelit i partive të mëdha.
E para e komunës se Gjakovës, thotë se partia e re do të ketë identitetin e vet të formësuar dhe programin të cilat bazohen në vlera programore.
Kusari Lila, në një bisedë për ‘Indeksonline’ ka thënë se subjekti i ri do të jetë model edhe për partitë e mëdha.
“Secili prej nesh të rinjve qe jemi të mendësisë së njëjte dhe tjerët që i presim kemi mund të jemi pjesë e partive. Unë personalisht kam mund të jem në cilëndo parti aktuale dhe e kam pa qe një alternative e re është e domosdoshme për avancimin e demokracisë dhe mirëqenies në Kosovë. Në asnjë mënyre nuk do të ishim formuar për satelit të askujt”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.
Tutje, ajo ka rikonfirmuar se partia e re do të zyrtarizohet gjatë këtij muaji. Megjithatë, ajo ka refuzuar të tregojë se cili do të jetë emri i kësaj partie.
“Sa i përket emrit jemi në konsultat e fundit për prezantimin e parë publik dhe po besoj deri atëherë gjithçka do të jetë e gatshme. Besoj se gjatë ditëve të mbetura do të shpalosen detajet. Rrethi është më i gjerë përveç meje dhe Dedës”, ka shtuar Lila.
E pyetur, nëse pjesë e këtij subjekti do të jetë edhe avokati Dastid Pallaska, ajo ka thënë se gjithçka do të zbulohet në momentin e prezantimit të partisë.
Sa i përket pritjeve, ajo thotë se ato janë pozitive duke shtuar se partia e re ka ardhur si rezultat i organizimit të individëve në bazë të kërkesës nga ana të cilët e kanë vërejt se partitë aktuale në Kosovë nuk po japin hapësire për një numër të konsiderueshëm të njerëzve.
“Kemi qenë dëshmitar në këto dy vitet e fundit ku gjatë gjithë kohës jemi përballur me kriza, por e cila në realitet nuk e ka ngritë mirëqenien. Qytetarët po kërkojnë alternative dhe neve si të rinj politikë do të marrim përgjegjësinë e ndryshimit qasjes se re në raport me proceset vendimmarrëse në vend”, ka përfunduar Kusa Lila. /Indeksonline/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!