Milwaukee merr fitore në shtëpinë e Celtics dhe kalon në epërsi ndaj Bostonit

Milwaukee Bucks ka marrë një fitore tejet të vlefshme në udhëtim te Boston Celtics.
Bucks kanë triumfuar në TD Garden me shtatë pikë diferencë 116:123, duke kaluar në epërsi 2-1.
Giannis Antetokounmpo ka qenë i pandalshëm në këtë takim për basketbollistët e Bostonit.
Greku ka shënuar 32 pikë, pati tetë asistime dhe kapi 13 topa nën kosh në fitoren e skuadrës së tij.

Me lojë të mirë tek mysafirët u dalluan edhe Hill me 21 pikë dhe Kris Middleton që shtoi 20 të tjera.
Kyrie Irving me 29 pikë e gjashtë asistime si dhe Jayson Tatum me 20 pikë e 11 kërcime ishin më efikasit tek Celtics, por që nuk mjaftuan për fitore.
Pas kësaj fitore, Bucks kanë kaluar në epërsi 2-1 në gjysmëfinalen e Konferencës së Lindjes.
Edhe ndeshja e katërt mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në TD Garden. /Telegrafi/








































