Milot Rashica pritet të largohet nga Besiktasi këtë verë

Ylli i Kosovës, Milot Rashica, pritet të largohet nga skuadra turke e Besiktasit gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas mediave turke, trajneri i ri i ekipit, Ole Gunnar Solskjaer, nuk e ka përfshirë 28-vjeçarin në planet e tij për sezonin e ardhshëm.
Klubi nga Stambolli po planifikon ndryshime të mëdha në skuadër në përpjekje për të ndërtuar një ekip konkurrues për edicionin e ri.
“Fundi ka ardhur për një nga yjet e ekipit”, shkruan gazeta “Akşam”, duke shtuar se përveç Rashicës, edhe sulmuesi Ciro Immobile pritet të largohet në fund të sezonit.
Rashica, i cili iu bashkua Beshiktashit në verën e vitit 2023, ka kontratë me klubin deri në vitin 2027.
Në këtë sezon ai ka zhvilluar 36 paraqitje, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë nëntë asistime. /Telegrafi/




















































