Milot Rashica është kthyer nga lëndimi i pësuar në ndeshje me Kosovën

Sulmuesi Milot Rashica është rikuperuar nga lëndimi i pësuar muajin e kaluar gjatë ndeshjes së Kosovës kundër Qipros në stadiumin "Fadil Vokrri". Rashica ka munguar në katër ndeshjet e fundit të kampionatit turk me Besiktasin për shkak të problemeve muskulore. Trajneri i Besiktasit, Giovanni van Bronckhorst, njoftoi në konferencën për shtyp të së martës se Rashica është i gatshëm për ndeshjen kundër Malmos.

Besiktasi dhe Malmo do të përballen të mërkurën në ora 16:30 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Evropës.
Në këtë sezon, Rashica ka luajtur në 12 ndeshje me Besiktasin, duke shënuar një gol dhe duke dhënë pesë asistime. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































