LAJMI I FUNDIT:

Millkov: Bullgaria dhe Maqedonia duhet të flasin si shteti me shtetin, jo të llogarisim vetëm në një parti politike

Millkov: Bullgaria dhe Maqedonia duhet të flasin si shteti me shtetin, jo të llogarisim vetëm në një parti politike

“Ka ende çështje të diskutueshme midis dy vendeve, por tani kemi një mekanizëm për t’i zgjidhur ato, dhe ky është propozimi francez,” thotë ministri teknik bullgar për punët e jashtme Nikollaj Millkov.

Duke komentuar marrëdhëniet me Shkupin, ai tha se ka perspektiva për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale, që ka të bëjë me bashkëpunimin me Qeverinë, por jo me opozitën, raporton Alsat.

Sipas Millkovit, sjellja e opozitës në Maqedoni është shqetësuese.


“Ne do të dëshironim shumë që në Republikën e Maqedonisë së Veriut të krijohej konsensus kombëtar, sepse nuk mund të diskutojmë dhe të llogarisim vetëm në një parti politike. Duhet të flasim si shteti me shtet”, deklaroi Nikollaj Milkov,  Ministër i Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Shefi i diplomacisë bullgare thotë se në shoqërinë e vendit shtrohet një dilemë e rreme- anëtarësim në Bashkimin Evropian apo identitet.

Millkov thotë se procesi i anëtarësimit nuk është i tillë, por megjithatë ka urdhëruar që të rivlerësohen, siç thotë ai, paradigmat false në procesin historik.

“Aderimi në BE lidhet me rivlerësimin e së shkuarës, me vlerësimin e klisheve propagandistike dhe çdo shtet para se të anëtarësohet duhet të ndahet me një pjesë të atyre paradigmave false me të cilat është trajtuar procesi historik. Kështu që, kjo katarzë do të duhet të përjetohet edhe atje”, tha Nikollaj Millkov, ministër i jashtëm bullgar.

Ministria e jashtme bullgare dje përshëndeti publikimin e rekomandimeve për të cilat u dakorduan në Komisionin e përbashkët historik. Menjëherë pas publikimit të rekomandimeve, historianët nga pala maqedonase u vunë në shënjestër të kritikave nga opinioni vendas, pas së cilës ata reaguan.

Sipas historianëve, në kritika kanë mbizotëruar shpifjet dhe manipulimet joshkencore pa ofruar argumente për këtë. Thonë se për kinse bullgarizimin e Maqedonisë përdoret retorikë boshe dhe e politizuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori