LAJMI I FUNDIT:

Milioneri iu del në krah myslimaneve në Zvicër: Paguan dënimet e grave që veshin Nikab

Milioneri iu del në krah myslimaneve në Zvicër: Paguan dënimet e grave që veshin Nikab

Aktivisti dhe milioneri francezo-algjerian, Rachid Nekkaz dëshiron të paguajë të gjitha dënimet e grave që veshin Nikab në Zvicër, por jo edhe Burka.

Ai ka filluar ta bëjë këtë, madje edhe para se të hyjë ligji në fuqi në të gjithë Zvicrën. Deri më tani, sipas deklaratës së tij, tashmë ka paguar gjoba në kantonin Ticino dhe St. Gallen, transmeton Telegrafi.

“Unë jam i përkushtuar në mbrojtjen e lirisë së fesë dhe veshjes. Unë e bëj këtë për ata që duan të veshin Nikab lirshëm në Evropë, si dhe për ata që nuk duan të veshin vello në botën myslimane, për shembull në Sudan dhe Iran”, tha ai, raporton blick.ch.


Sidoqoftë, milioneri i referohet vetëm nikabit – jo burkës. Veshja me nikab do të thotë vello ku shihen sytë gjersa burka është mbullim i plotë i fytyrës.

Daily Mail: Zvicra ndalon mbulimin e plotë të fytyrës, kosovarët pjesë e komunitetit myslimanë
Lexo po ashtu Daily Mail: Zvicra ndalon mbulimin e plotë të fytyrës, kosovarët pjesë e komunitetit myslimanë

Sipërmarrësi është kritik ndaj këtij të fundit, madje duke thënë se kurrë nuk do të paguante një gjobë për personat që veshin burka. Ai i sheh burkat si një simbol të shtypjes së grave.

Ndryshe, në Ticino, një gjobë për veshjen e Nikabit dënohesh mbi nëntë mijë euro. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Astronomja Hyseni i bashkohet NASA-s në një mision prestigjioz në Oqeanin Paqësor

Botë
Kalo në kategori