Dominimi i Facebook në botën e rrjeteve sociale është duke u vënë në kërcënim nga shërbimet e reja rivale si Instagram dhe Path.
Facebook ka humbur miliona përdorues brenda muajit në tregjet e saj më të mëdha, thuhet sipas të dhënave të agjencive të pavarura, ndërsa rrjetet sociale alternative janë duke tërhequr vëmendjen e atyre që kërkojnë shërbime të freskëta dhe argëtim të ri online.
Ndërsa Facebook po përgatitet për t’i informuar investitorët mbi ecurinë e biznesit të saj në tre muajt e parë të vitit, dhe kur analistët parashikojnë rritjen e të hyrave të rrjetit social deri në masën prej 36 për qind në krahasim me vitin e kaluar, studimet e reja sugjerojnë se zgjerimi i Facebook në SHBA, Britani të Madhe dhe vendet tjera të mëdha evropiane ka arritur kulmin.
Në muajin e fundit, rrjeti më i madh social në botë ka humbur 6 milionë përdorues amerikanë, shifër e cila ka shënuar një rënie kjo prej 4 për qind, thuhet sipas kompanisë së analizave për rrjetet sociale – SocialBakers.
Në Mbretërinë e Bashkuar, 1.4 milionë përdorues më pak e kanë kontrolluar profiling e tyre në rrjetin social në muajin e kaluar, për të shënuar një rënie prej 4.5 për qind. Rënia e shkallës së përdorimit të Facebook tani është qëndrueshme. Në gjashtë muajt e fundit, Facebook ka humbur gati 9 milionë përdorues aktivë mujor në SHBA dhe 2 milionë në Britani të Madhe.
Edhe disa nga përdoruesit të cilët vijnë nga Kanadaja, Gjermania, Spanja, Franca dhe Japonia e kanë braktisur Facebook-un gjatë kësaj kohe, ndërsa këto shtete kanë numrin më të madh të përdoruesve në rrjetin social. Një zëdhënëse e Facebook nuk pranoi të komentojë lidhur me këto zhvillime, kur u pyet nga disa nga mediat më të mëdha në botë. / Telegrafi /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bashkëthemeluesi i Google, lanson startupin e inteligjencës artificiale “Dynatomics”

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus – befason përgjigja e tij

‘Frikë’ nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Sa para, aq muzikë në YouTube

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Lenovo prezanton konceptin e ri të laptopit që mund të karikohet me rreze dielli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja