Chelsea është subjekt i parë për investime të miliarderit Petr Kellner.

E përditshmja britanike, 'The Sun' raporton sot se çeku, i cili themeloi fondin e investimeve PPF, është i interesuar që ta blej klubin nga Roman Abramovich.


Kellner, 54 vjeç, ka një ulëse të veçantë në Stamford Bridge dhe shpesh shihet në shoqëri me pronarin rus të londinezëve - megjithatë, klubi nuk është në shitje.

abramo

Revista e respektuar e biznesit, Forbes e rendit Kellnerin si personin e 88 më të pasur në botë në saje të pasurie që kap shifrat më shumë se 12 miliardë dollarësh.

Dhe burimet në Pragë pretendojnë se magjistari i financave është gati të hapë bisedimet me hierarkinë e Chelseat për një investim të madh në ditët e ardhshme.

2200249

10 petrkellner mf dnes

The Blues përballen me një rindërtim të kushtueshëm të stadiumit të tyre historike prej 42,000 vendesh, ndërsa planifikojnë të rrisin kapacitetin në 60,000 sosh.

Dhe pasuria e Kellnerit mund ta ndihmojë klubin në ngritje në nivele edhe më të larta botërore. /Telegrafi/

telegrafi sport app