Mbi dy miliardë euro, apo afërsisht sa buxheti i përgjithshëm i Kosovës, është shuma e mjeteve financiare e grumbulluar nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë në procesin e privatizimit dhe nga kursimet e kontribut paguesve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Por këto mjete mbahen të ngrira në institucionet financiare në Kosovë dhe në tregjet e ndryshme botërore.
Ekspertët për çështje ekonomike dhe financiare vazhdimisht kanë vlerësuar se duhet që të gjenden forma dhe mënyra që këto mjete të shfrytëzohen në Kosovë por me transparencë dhe siguri të plotë kthimi.
Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se investimi i këtyre mjeteve është i domosdoshëm për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.
Sipas tij, pjesa më e madhe e mjeteve të Fondit të Trustit dhe të Privatizimit ruhen në tregjet evropiane me zero për qind normë të interesit.
“Mendimi im është se këto mjete duhet të jenë në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës, të hapjes se vendeve të reja të punës. Por me të vetmin kusht, që këto mjete të kenë siguri dhe garanci nga ana e Qeverisë së Kosovës sepse humbja e këtyre mjeteve do të godas drejtpërdrejtë kontribuuesit që paguajnë Trustin Pensional”, është shprehur Bekteshi.
Vetëm nga Fondi i mirëbesimit nga privatizimi dhe likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, deri në fund muajit janar të këtij viti, Agjencia e Privatizimit ka arritur që të grumbullojë rreth 750 milionë euro, të cilat janë të deponuara në Bankën Qendrore të Republikës se Kosovës.
Kurse, deri në fund të vitit të kaluar, Fond i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka nën menaxhim mbi 1.4 miliard euro.
Eksperti për çështje ekonomike, Lekë Musa, konsideron se këto mjete duhet të qarkullojnë në tregun e Kosovës, konkretisht sipas tij, në institucionet financiare në vend.
Musa vlerëson se më këto mjete duhet të stimulohet sektori privat, pasi sipas tij, mënyra e kthimit është më e sigurt.
“Do të ishte mirë që të gjenden metoda për të stimuluar biznesin e vogël dhe të mesëm në forma të ndryshme ose duke ndikuar në uljen e normave të interesit, apo edhe duke u bërë pjesëmarrës në projekte të sektorit privat”, ka thënë Musa për Radion Evropa e Lirë.
Edhe Mejdi Bektashi shprehet se investimi i këtyre mjeteve duhet të realizohet në sektorin privat, konkretisht në sektorin e prodhimit dhe bujqësisë.
“Sektori publik është shumë ‘riskant’. Është problem që këto mjete të kthehen për shkak të strukturës së sektorit publik. Sipas meje, më se miri do të ishte që këto mjete të investohen në sektorin privat dhe atë në disa veprimtari ku kthimi i mjeteve është shumë më i shpejtë dhe me norma më të larta të interesit”, shprehet Bektashi
Investimin e këtyre mjeteve në sektorin publik, nuk e preferon as Lekë Musa.
“Nuk jam përkrahës i investimeve në sektorin publik, sepse efikasiteti i tyre është mjaft i ulët dhe në këtë fazë ku ekonomia e Kosovës nuk është shumë e zhvilluar dhe vet investimet shumë herë nuk japin kthimin e nevojshëm, prandaj mendoj se strategjia më e mirë është që të bëhet në sektorin privat”, ka thënë Musa.
Ndryshe, kthimi apo vënia në qarkullim e këtyre mjeteve në Kosovë kërkon ndryshime në bazën ligjore. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ATK mbledh 184.3 milionë euro tatime në dy muajt e parë të këtij viti

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa