Bashkimi Evropian dëshiron ta ringjallë ekonominë e saj me ndihma prej 750 miliardë eurosh. Projektet pas pandemisë COVID-19 do të përqendrohen te mjedisi dhe dixhitalizimi.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e quajti fondin e rindërtimit prej 750 miliardë eurosh si “shans të shekullit për Evropën” dhe “një moment historik”.
Edhe nëse shumë do të zgjidhnin me siguri fjalë më pak entuziaste sesa presidentja gjermane e Komisionit të BE-së, një gjë është e sigurt: Fondi i Shpëtimit COVID-19, i quajtur Next Generation EU (NGEU) – Brezi tjetër BE, është një risi, sepse për herë të parë BE-ja po merr borxhe të përbashkëta. Gjatë krizave të tjera, si kriza financiare një dekadë më parë, kjo ishte e paimagjinueshme.
Por përpara se 27 vendet e Bashkimit Evropian të marrin para nga ky fond – më shumë se gjysma e tyre si grante, pjesa tjetër si hua me përqindje të ulëta – duhet që të gjitha vendet anëtare të paraqesin planet e tyre të hollësishme se si duan t’i përdorin miliardat. Për paraqitjen e këtyre planeve Komisionin Evropian kishte caktuar si datë orientimi 30 prillin, por deri tani vetëm pesë nga 27 vendet anëtare kishin dërguar dokumentet përkatëse në Bruksel.
Institucionet e BE-së kanë përcaktuar që 37 përqind e shumës që do të marrë secili vend duhet të përdoret për mbrojtjen e klimës dhe 20 përqind për ndryshimin dixhital, të dyja këto janë çështje thelbësore të Komisionit aktual të BE. Një kusht tjetër për të cilin këmbënguli veçanërisht Gjermania është që paratë duhet të jenë të ndërvarura prej reformave.
Programe për rimëkëmbjen e ekonomisë
Gjermania do të marr nga fondi rreth 28 miliardë euro, 25.6 prej të cilave janë grante që nuk kanë nevojë të shlyhen. Në krahasim me programin stimulues të Gjermanisë për ekonominë që kushton 130 miliardë euro, kjo nuk është ndonjë shumë e madhe. Nga pikëpamja ekonomike për Gjermaninë është shumë më e rëndësishme që shtetet e tjera të BE-së të mos bien në krizë të thellë për shkak të pandemisë.
“Gjermania do të jetë e suksesshme vetëm nëse Evropa është e suksesshme”, është një fjali që ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, e përsërit shpesh gjatë pandemisë.
Për ta theksuar edhe një herë këtë, Scholz i prezantoi planet përkatëse në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij francez Bruno Le Maire.
Franca, fqinji i Gjermanisë, është një partner i rëndësishëm në rrjetin e vendeve evropiane.
Le Maire njoftoi se Franca do ta shpenzojë gjysmën e parave të BE për mbrojtjen e klimës. Një e katërta e parave është caktuar për ndryshimin dixhital. Franca gjithashtu planifikon të mbështesë të rinjtë, për shembull përmes trajnimeve profesionale.
“Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se të rinjtë po mbajnë barrën më të madhe të krizës. Ne u kemi një borxh dhe do t’ua paguajmë”, tha Le Maire.
Italia përfituesja kryesore
Franca do të marrë rreth 40 miliardë euro si grante. Franca renditet kështu në vendin e tretë të përfituesve më të mëdhenj pas Spanjës dhe Italisë.
Këto para do të përbëjnë rreth 40 për qind të programit francez të rindërtimit France Relance që kap shumën 100 miliardë euro.
Me rreth 200 miliardë euro Italia merr pjesën më të madhe nga Fondi i Rindërtimit. Më shumë se gjysma e shumës janë hua afatgjata. Arsyeja për këtë është që t’i mundësojë Italisë të marrë përmes BE-së më lirë hua në tregun e kapitalit sesa nëse do t’i merrte huatë vetë. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë