LAJMI I FUNDIT:

Miliarda euro humbje në tregun e kriptovalutave, Bitcoin gati në nivelin më të ulët në dy vjet

Miliarda euro humbje në tregun e kriptovalutave, Bitcoin gati në nivelin më të ulët në dy vjet

Tregu i kriptovalutave po vazhdon të ketë vështirësi, pas dështimit të marrëveshjes ndërmjet FTX dhe Binance.

Ku keqmenaxhimi në alokime ka bërë që FTX të krijuar hendeqe të thella financiare, duke e shtyrë që kjo kompani të jetë afër falimentimit.

Lidhur me këtë, tashmë Bitcoin me 16,600 dollarë, që është niveli më i ulët në gati dy vjet, përcjell Telegrafi.


Sipas CoinMarketCap, kjo kriptovalutë brenda 24 orëve është zhvlerësuar me gati 10 për qind, derisa brenda një jave me rreth 20 për qind.

Nga të dhënat historike del se Bitcoin gjatë vitit të kaluar kjo kriptovalutë është tregtuar me 64,995 dollarë, ndërsa brenda dy viteve ishte 15,291 dollarë.

Tregtarët e stoqeve në Londër dhe Neë York kalkulojnë që vlera e Bitcoinit do të bjerë dëri në 10 mijë dollarë, nëse kriptovaluta do që të mbijetojë si platformë investuese në të ardhmen. /Telegrafi/