Kryetari i PLD-së, Goran Milevski njoftoi se anëtarët e Këshillit Qendror të PLD-së vendosën që në zgjedhjet e 12 prillit të koalicionojnë LSDM-në.

"Në Këshillin Qendror të PLD-së që u mbajt dje, anëtarët vlerësuan se koalicioni i deritashëm është i suksesshëm, kështu që në periduhën e ardhshëm duhet të përmbushen reformat për proces të sukessshëm integrues. Partia pret që vlerat liberale dhe kërkesat të respektohen nga parnterët tanë", tha Milevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


PLD diskutoi dhe i vërtetoi kandidatët për deputetë të cilët do të promovohen në opinion.

Rikujtojmë se në zgjedhjet e kaluara kuvendare nga PLD tre deputetë hynë në Kuvend edhe atë dy gra./Telegrafi/