LAJMI I FUNDIT:

Milanov: Janakieski mban grevë urie për shkak se është në burgun e Shuto Orizares

Milanov: Janakieski mban grevë urie për shkak se është në burgun e Shuto Orizares

Avokati i Mile Janakieskit, Elenko Milanov, sot tha se shëndeti i klientit të tij i cili është në paraburgim për rastin “Shkallët Spanjoll” është i brishtë pasi ai u dërgua në spitalin “8 Shtatori” për shkak të dhimbjeve në veshka. Janakieski që nëntë ditë është futur në grevë urie në burgun e “Shkupit” në Shuto Orizare.

“Arsyeja kryesore pse Mile është futur në grevë urie është se edhe pse ai është siguruar, edhe pse ishte në arrest shtëpiak dhe vazhdimisht në dispozicion dhe i pranishëm në gjykatë, dikush këmbënguli dhe kërkoi që ai të ishte në njësinë e paraburgimit”, tha avokati Milanov, duke shtuar se për shkak të përkeqësimit të shëndeti të tij, mund të kërkohet që paraburgimi të zëvendësohet me një masë tjetër. Por duhet të kalojnë 30 ditë pasi u dërgua në Shuto Orizare për të kërkuar rishikimin e vendimit të paraburgimit.

“Ne do të shohim, do të shqyrtojmë nëse do të paraqesim përfundimisht propozim për të ndryshuar masën e paraburgimit, sepse në atë drejtim duhet të paraqesim një propozim dhe një kërkesë, nuk ka kufizim ligjor. Gjithashtu, nuk ka asnjë detyrim për gjyqtarin e procedurës paraprake që është kompetent në këtë moment për të marrë një vendim”, tha Milanov.


Janakieski, dje pasi që u mjekua dje në spitalin “8 shtatori” u kthye në burgun e Shuto Orizares./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori