Milani do të kërkojë ta harrojë sa më parë sezonin aktual, pasi nuk ka bërë aspak mirë.

E vetmja gjë pozitive është që kuqeizntjë luajnë në finale të Kupës së Italisë.


Sipas Sky Sports, kapiteni i Milanit, Riccardo Montolivo ka braktisur stërvitjen e sotme.

Ai ka pësuar një dëmtim muskulor dhe stafi mjekësor do të nisi menjëherë testet për të vlerësuar gjendjen e mesfushorit.

Nëse Montolivo do të humbasë Juventusin, për mesfushën e Milanit do të jetë një goditje e madhe, pasi përballë Zonjës”mungon edhe Bertolacci i pezulluar. /Telegrafi/

telegrafi sport app