LAJMI I FUNDIT:

Milani pritet të dërgojë ofertë të re për Pulisic

Milani pritet të dërgojë ofertë të re për Pulisic

Milani thuhet se do të bëjë një ofertë e re drejt Chelseat për sulmuesin anësor amerikan, Christian Pulisic.

Sulmuesi 24-vjeçar amerikan është duke u larguar nga Blutë këtë verë pasi kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm, duke e bërë këtë afat transferimi herën e fundit për të fituar para nga anësori.

Milani i ka vënë sytë te Pulisic, por ka mbetur në ankth pasi dolën raporte se Lyoni kishte ofruar më shumë për amerikanin, i cili nga ana e tij refuzoi qasjen pasi ai dëshiron vetëm të bashkohet me kuqezinjtë.


Lyoni bën ofertë shumë më të madhe se Milani për Christian Pulisic
Lexo po ashtu Lyoni bën ofertë shumë më të madhe se Milani për Christian Pulisic

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe MilanNews, Pulisic nuk ka ndërmend të bashkohet me Lyon këtë verë dhe tani po pret që Milani të gjejë një marrëveshje me Chelsean.

Oferta e parë e kuqezinjve ishte rreth 14-15 milionë euro plus bonuse – e njëjta shumë si pjesa e fundit e amortizimit të tij në Chelsea. Lyon ofroi rreth 25 milionë euro për 24-vjeçarin.

Për Blutë, propozimi i Milanit ishte shumë i ulët, por një kompromis mund të arrihet në javët e ardhshme dhe oferta e re mund të jetë rreth 20-22 milionë euro duke përfshirë bonuset. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Koreografia e tifozëve të Man Cityt nuk ishte për Vinicius Jr, zbulohet se kujt i drejtohej

Liga e Kampionëve
Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Lajm katastrofik për Arsenalin: Ylli kryesor i ekipit humb sezonin shkaku i lëndimit

Premier League
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori