LAJMI I FUNDIT:

Milani po kërkon për zëvendësuesin e Theo Hernandez, janë dy opsione

Milani po kërkon për zëvendësuesin e Theo Hernandez, janë dy opsione

Me Pierre Kalulu të përjashtuar për disa muaj, Milani është në kërkim të opsioneve për zëvendësimin e Theo Hernandez, duke përfshirë Juan Miranda dhe Quilindschy Hartman.

Prej vitesh dihet se francezi është i pazëvendësueshëm dhe kërkimi për dikë që mund ta plotësojë ose të paktën t’i japë kohë për të pushuar do të vazhdojë në afatin kalimtar të janarit.

Kjo pasi Kalulu i është nënshtruar një operacioni për këputjen e muskujve të kofshës dhe do të mungojë për katër muaj.


Milani planifikon blindimin e Theo Hernandezit
Lexo po ashtu Milani planifikon blindimin e Theo Hernandezit

Favoriti absolut është Miranda, pasi raportimet e shumta në Spanjë tashmë sugjerojnë se Milani ka një marrëveshje bazë për ta nënshkruar atë si lojtar të lirë verën e ardhshme, kur kontrata e tij me Real Betis të përfundojë.

Megjithatë, ata gjithashtu shpresojnë të bindin Betisin të ndahet me mbrojtësin e majtë në janar për një tarifë minimale.

Një tjetër kandidat i përmendur nga Tuttosport është talenti i Feyenoord, Hartman, i cili ka mbushur vetëm 22 vjeç javën që shkoi.

Pesë gjigantët evropianë e duan Moscardon - njëri prej tyre i gatshëm 'ta thyejë bankën'
Lexo po ashtu Pesë gjigantët evropianë e duan Moscardon - njëri prej tyre i gatshëm 'ta thyejë bankën'

Ai tashmë ka tri paraqitje për Holandën, duke shënuar një gol dhe është produkt i akademisë së të rinjve të Feyenoord.

Kontrata u zgjat vetëm kohët e fundit dhe zgjat deri në qershor 2026, duke ndihmuar në rritjen e çmimit të tij të kërkuar në mbi 20 milionë euro. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=fj2toRv7Zqo&pp=ygUTanVhbiBtaXJhbmRhIHNraWxscw%3D%3D

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori