Milani mbi Interin, synon Evropën pas fitores ndaj Palermos (Video)

Milani ka shënuar fitore të thellë prej 4-0 ndaj Palermos në San Siro.
Rossonerët ishin fitues të padiskutueshëm të duelit që u vendos qysh në pjesën e parë.
Suso pas 6 minutash lojë e kaloi Milanin në epërsi me një supergol nga gjuajtja e lirë.
Vetëm pak minuta më vonë (19’) ishte Pasalic ai që realizoi një tjetër gol për 2-0.
Në fund të pjesës së parë Bacca me asistim të Calabrias arriti golin për 3-0 dhe rezultatin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i Milanit, teksa një gol të bukur e shtoi Gerard Deulofeu me një goditje precise (70’).
Milani me këtë fitore arrin të tejkalojë Interin dhe është në vendin e gjashtë me 57 pikë, dy pikë më pak se Atalanta në vendin e pestë dhe tre pikë më pak se Lazio në vendin e katërt, e shtatë më pak se Napoli në vendin e tretë. /Telegrafi/
https://twitter.com/TheMilanBible/status/851059958602977281
https://twitter.com/TheMilanBible/status/851063265224470529























































