Milani kërkon të rikthehet te fitoret ndaj Udineses, formacionet zyrtare

Milani është nikoqir i Udineses në kuadër të xhiros së 27-të në elitën e futbollit italian Serie A.
Rossonerët në këtë takim vijnë pas barazimit befasues javën e kaluar 2-2 në udhëtim te Salernitana.
Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli synon tri pikët ndaj Udineses, pasi vetëm në këtë mënyrë do ta ruanin pozitën e parë në renditjen tabelare.
Në anën tjetër Udinese në këtë sfidë vije pas barazimit 1-1 me Lazion javën e kaluar.
Formacionet zyrtare:
Milan: Maignan, Calabria, Tomori, Romagnoli, Hernandez, Tonali, Kessie, Messias, Diaz, Leao, Giroud.
Udinese: Silvestri,Becao, Pablo Mari, Perez, Molina, Arslan, walace, Makengo, Zeegelaar, Deulofeu, Beto
/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































