Milani po shqyrton mundësinë për të nënshkruar me portierin e Lyonit, Lucas Perri, si zëvendësim të mundshëm për Mike Maignan, i cili mund të largohet gjatë verës.

Sipas gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio, Rossonerët kanë në listë disa emra për portën, me Perrin si një nga alternativat kryesore.


Gjithashtu, Milani po vëzhgon edhe Mile Svilarin nga Roma dhe Zion Suzukin nga Parma si opsione të tjera në rast largimi të Maignan.

E ardhmja e 29-vjeçarit francez te Milani mbetet e paqartë, pasi negociatat për rinovimin e kontratës nuk kanë sjellë marrëveshje deri tani.

Maignan ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2026, por mungesa e një marrëveshjeje për zgjatje ka shtuar spekulimet për një transferim të mundshëm.

Lucas Perri iu bashkua Lyonit në janar të vitit 2024 dhe ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, duke mbajtur portën e paprekur në 15 ndeshje në të gjitha garat.

Sipas Transfermarkt, vlera e brazilianit 27-vjeçar vlerësohet rreth 10 milionë euro, çka e bën një opsion të arsyeshëm për Milanin nëse Maignan largohet. /Telegrafi/

telegrafi sport app