Milani gjen sulmues në Bundesliga, gati oferta për yllin boshnjak

Prioriteti kryesor i Milanit në këtë afat kalimtar është të transferojë një sulmues me efikasitet të lartë në finalizim.
Sipas Tuttomercatoweb, drejtori sportiv Igli Tare ka vënë në shënjestër golashënuesin më të mirë të Stuttgartit, boshnjakun Ermedin Demirovic.
Demirovic vjen nga një sezon mbresëlënës, ku realizoi 17 gola dhe dha 8 asiste në të gjitha garat, pavarësisht minutazhit të kufizuar.
Ai gjithashtu fitoi Kupën e Gjermanisë, trofeun e tij të parë në karrierë, dhe pritej të ishte titullar këtë sezon te Stuttgart.
Megjithatë, raportet nga Italia sugjerojnë se sulmuesi mund të kalojë në San Siro, për të forcuar repartin ofensivë të Rossonerëve.
Demirovic thuhet se nuk është i kënaqur me rolin e tij aktual te Stuttgart, dhe po mendon një largim për më shumë hapësirë.
Klubi gjerman, nga ana tjetër, nuk e ka ndërmend ta lejoj largimin e boshnjakut pa u paguar rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/




































