Drejtori ekzekutiv i Arsenalit është duke peshuar një lëvizje te AC Milan pasi skuadra italiane i ka bërë një ofertë të papërmbajtshme.

Gjigantët italianë janë duke i ofruar Ivan Gazidisit një pagë më të lartë se sa arkëton te klubi londinez.


Ai ishte në krye të çdo transferimi të lojtarëve dhe tashmë po i ofrohet një pagë vjetore rreth tre milionë euro.

NINTCHDBPICT000018965017

Skuadra e Serie A nuk do ta pres edhe shumë atë pasi që dëshiron që merr një përgjigje deri në mesin e muajit shtator.

Italianët me pronarë të rinj amerikanë, Elliott Management, janë të përgatitur që të lejojnë shefin e ri të riorganizojë klubin dhe ata e shohin të arsyeshme.

Theksojmë s Arsenali nuk ka arritur të fillojë kampionatin me trajnerin e ri, Unai Emery duke humbur dy ndeshjet e para të sezonit.

Arsenal shpreson që do të përjetojnë fitoren e parë pa trajnerin Arsene Wenger, i cili udhëhoqi klubin për 22 vjet gjersa në fundjavë do të takohet me West Ham Unitedin. /Telegrafi/

telegrafi sport app