Milani dhe Juventusi vazhdojnë të interesohen për mesfushorin e Liverpoolit, Fabinho.

Lojtari ka hasur në vështirësi në këtë sezon prej se ka kaluar nga Ligue 1 në Ligën Premier.


Sipas Sport Mediaset, Milan ka pasur interesim për Fabinhon, ndërsa Juve ka kohë që e "monitoron" 25-vjeçarin.

GettyImages 1056951574 Alexandre Lacazette në duel me Fabinhon . (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Të dyja klubet do të futen në treg për mesfushorët që në janar.

Rossonerët kanë mbetur pa Giacomo Bonaventura dhe Lucas Biglia për shkak të lëndimeve.

Në anën tjetër edhe Zonja e Vjetër kanë mbetur pa Emre Canin, i cili nuk duhet kur do të kthehet.

GettyImages 1045168722 Allan e Fabinho . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Liverpool ka paguar 50 milionë euro për brazilianin gjatë verës.

Ai ka luajtur me klubin anglez vetëm tetë herë në edicionin 2018-19. /Telegrafi/

telegrafi sport app