Milan 0-2 Juventus: Notat e lojtarëve, Sandro më i miri

Juventusi fitoi derbin ndaj Milanit me rezultat 0-2 në San Siro.
Për Zonjën e Vjetër shënuan Mario Mandzukic (8') dhe Cristiano Ronaldo (81').
Por, më i miri ishte mbrojtësi Alex Sandro, i cili përveç asistimit te goli i parë, arriti të bëjë edhe një paraqitje të mirë.

Normalisht që edhe dy golashënuesit u vlerësuan me notë të lartë, ashtu si Wojciech Szczesny e Joao Cancelo.
Te Milani më i miri ishte mesfushori Tiemoue Bakayoko, por paraqitje në nivel kishin edhe Cristian Zapata dhe Gianluigi Donnarumma.
Ai që dëshpëroi në këtë takim për vendasit ishte Gonzalo Higuain, i cili përveç paraqitjes jo të mirë, dështoi edhe nga pika e bardhë.
Më shumë në këtë ndeshje u prit edhe nga Suso, por spanjolli nuk ishte në ditën e tij, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:
Milan:
Juventus:















































