Mikel Arteta tregon lojtarin që po i mungon Arsenalit pas barazimit ndaj Fulham

Mikel Arteta e ka pranuar se Arsenalit po i mungon Gabriel Magalhaes pasi ‘Topçinjtë’ lëshuan dy pikë duke luajtur baras me Fulhamin të dielën. Qendërmbrojtësi brazilian nuk ishte pjesë e ekipit për duelin që u zhvillua në ‘Craven Cottage’, i cili përfundoi me rezultat 1-1 ku pati dramë në fund të ndeshjes. Gabriel pati vështirësi për shkak të një problemi me gju në javët e fundit, që bëri që ai të mos luante as në fitoren 2-0 ndaj Manchester United. Kolegët e tij si Riccardo Calafiori, Ben White, Takehiro Tomiyasu dhe Oleksandr Zinchenko po ashtu nuk ishin pjesë e ekipit për ndeshjen me Fulhamin.
Në konferencën pas ndeshjes, Arteta u pyet nëse Arsenalit i mungoi Gabriel dhe tekniku spanjoll u përgjigj shkurtimisht: Po. Sidoqoftë, Arteta tha se ishte i kënaqur me paraqitjet që bën mbrojtësit e tjerë.






















































