Disa mijëra njerëz kanë marshuar mbrëmjen e së shtunës në Beograd- kryeqytetin serb, në fundjavën e pestë radhazi kundër të ashtuquajturit regjim të presidentit Aleksandar Vuçiq, të cilin e akuzojnë për autoritarizëm.
Protestuesit përfaqësojnë sfidën më të madhe në epokën e drejtimit të Vuçiqit deri më tani, e fillimisht u thirrën nga partitë opozitare pasi një prej udhëheqësve të tyre u dhunua përpara një mitingu politik në Serbinë qendrore, gjatë muajit nëntor.
“Aleanca për Serbinë” (SZS) në opozitë, një koalicion partish nga i gjithë spektri politik, pretendoi se dhunuesit ishin mbështetës të Partisë Progresiste Serbe (SNS) të presidentit Vuçiq, por autoritetet e mohojnë këtë akuzë.
“Serbia po ngrihet ngadalë, të gjithë qytetet po ngrihen dhe… numri ynë do të rritet edhe më shumë”, citohet të ketë thënë Branislav Trifunoviq, aktor dhe një prej udhëheqësve të kësaj lëvizjeje, përpara turmës së mbledhur në Beograd ditën e shtunë.
Disa qindra njerëz protestuan gjithashtu në qytetin jugor të Kragujevacit, ndërsa rreth 50 vetë dolën në protestë në Novi Sadin verior.
Që prej 8 dhjetorit, ku u mbajt protesta e parë, grumbullimeve të njerëzve të nxitur nga partitë opozitare u janë bashkuar studentë dhe figura publike, veçanërisht artistët.
Demonstruesit u mblodhën përpara Fakultetit të Filozofisë dhe marshuan përmes rrugëve kryesore të Beogradit, me një pankartë të madhe ku lexohej “Një në 5 milionë”. Kjo është një referencë ndaj një deklarate të mëhershme të Vuçiqit, sipas së cilës ai nuk do të përmbushte kërkesat e opozitës për media të lirë dhe zgjedhje të ndershme “edhe nëse do të dilnin 5 milionë njerëz në rrugë”.
Vuçiq, një nacionalist i linjës së ashpër i kthyer në proeuropian, akuzohet nga opozita dhe shoqëria civile se ka vendosur një regjim autokratik dhe ka kontroll të plotë mbi median, duke e përdorur atë në fushata kundër kundërshtarëve politikë.
Duke folur përpara protestave, Vuçiq është shprehur se është “i gatshëm të dëgjojë qytetarët që protestojnë, por jo gënjeshtarët e opozitës”.
Vuçiq u zgjodh president në vitin 2017, e më parë ka mbajtur edhe postin e kryeministrit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Bashkimi Evropian me samit të jashtëzakonshëm lidhur me Ukrainën dhe sigurinë evropiane

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD – pasi Weidel thotë se duart e saj janë ‘zgjatur’ për t’u bashkuar me një qeveri

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri