LAJMI I FUNDIT:

Mijëra kosovarë iu vërsulën për vizat, Federica Mogherini u përgjigjet me një koment

Mijëra kosovarë iu vërsulën për vizat, Federica Mogherini u përgjigjet me një koment

Qindra komente kanë vërshuar në llogarinë e Shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini, për shkak të mos liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Ishte 70-vjetori i Deklaratës së Përgjithshme të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, që bëri kosovarët të acarohen me Mogherinin, pasi kjo e fundit e publikoi në Facebook.

Pas kësaj qytetarët e Kosovës janë sulur me komente, nga më të ndryshmet.


Ka pasur mbi 13 mijë reagime nga qytetarët shqiptarë në adresë së Mogherinit, një pjesë e të cilëve e quajtën krye-diplomaten evropiane dhe si raciste dhe pro-ruse.

Shumë qytetarë kanë pyetur për të drejtat e shqiptarëve, mos liberalizimin e vizave, izolimin e shqiptarëve të Kosovës….

Pas gjithë kësaj, Mogherinit duket se i ka humbur durimi dhe më në fund vendosi t’iu drejtohet komentuesve me një status në llogarinë e saj në Facebook.

“Kuptoj shqetësimin tuaj. Duket se jam keqkuptuar lidhur me deklarimet e fundit mbi çështjet e Kosovës lidhur me rritjen e taksave dhe krijimin e ushtrisë. Kurrë nuk kam qenë e njëanshme në marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha qëndrimet e mia kanë për qëllim t’i shërbejnë paqes dhe stabilitetit në rajon”, shkruan ajo.

Ndërkaq duhet kujtuar se Parlamenti Evropian në shtator mbështeti heqjen e vizave për banorët e Kosovës, pasi kjo e fundit ka përmbushur 95 kriteret e kërkuara.

Por, përkundër kësaj qytetarët e Kosovës u zhgënjyen pasi, komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka përmendur vitin 2020, si kohën më optimale kur Kosova do të mund sërish të presë një vendim eventual pozitiv për liberalizimin e vizave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori