Shtëpia e Kulturës "Xhemajli Berisha" në Prizren të mërkurën ka qenë destinacion për shumë të rijnë e të papunë nga e gjithë Kosova. Papunësia prej rreth 30 për qind sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), por edhe pamundësia për t'u punësuar ka bërë që numri it ë interesuarve të jetë shumë i madh.

Kompania nga Prizreni "B.S.B. Aviation" ka treguar kushtet për 2,000 vende punë në Gjermani


Osman Tas nga kompania "O.B.M. Aviation" nga Gjermania, u ka treguar mijëra të rinjve për kushtet e punës dhe dokumentet që duhet plotësuar ata për të punuar dhe jetuar në Gjermani.

Kurse, Bujar Berisha nga kompania "B.S.B. Aviation" në Prizren ka thënë se aplikimi është pa pagesë.

45139575 179621959610616 8829051720769208320 n Bujar Berisha nga kompania “B.S.B. Aviation” në Prizren

Ai ka treguar se profesionet të cilat kërkohen janë kryesisht që kanë të bëjnë me zanate, por edhe profesioni i infermieres.

Në mesin e të interesuarve për të gjetur një punë në Gjermani, ka qen edhe veterani i UÇK-së, Sabit Azizi nga Ferizaj.

45166189 553307031789932 6441974580587266048 n Sabit Azizi nga Ferizaj

Ai ka thënë se ka të kryera Shkencat Politike dhe njohuri për gastronomi por nuk po mund të punësohet në Kosovë.

Azizi thotë se ky raste është një mundësi e mirë për tu larguar nga Kosova. /Telegrafi/