Nga 1 janari, kosovarët gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza nëpër vendet e zonës Schengen, të përbërë prej 27 vendesh evropiane.
Ky proces solli edhe shqetësime për ndikimin që mund ta ketë liberalizimi i vizave te migrimi i të rinjve.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë vitit 2022, nga Kosova u larguan rreth 41.500 banorë. Ndër arsyet e cekura për emigrim ishte edhe punësimi.
Trendi i emigrimit nga Kosova
Numri i kosovarëve që kanë emigruar në vende të tjera, ka ndjekur një trend rritjeje gjatë viteve të fundit – përveç në vitin 2020, kur udhëtimet janë kufizuar shkaku i pandemisë COVID-19.
Banka Botërore thotë se, sipas parashikimeve, tregu i punës do të vazhdojë të ndikohet nga migrimi i ligjshëm i fuqisë punëtore edhe pas liberalizimit të vizave, ashtu si edhe në të kaluarën.
Nëpër të njëjtën fazë kaluan edhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut fituan të drejtën e udhëtimit pa viza nëpër Schengen në dhjetor të vitit 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina një vit më vonë.
Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk kishte efekt të dukshëm në numrin e rasteve të identifikuara për punësim të paligjshëm në vendet e Bashkimit Evropian.
Udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë kryesisht për vizita turistike apo familjare dhe jo për qëllime punësimi.
Punësimi ilegal në BE nga vendet e Ballkanit Perëndimor
Numri i rasteve të identifikuara të të punësuarve ilegalisht në BE nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka pësuar ndryshim të madh as pas liberalizimit të vizave për këto vende.
Edhe pse numri i rasteve të identifikuara të punësimit të paligjshëm nuk u rrit në mënyrë konstante, disa vende të BE-së shprehën ankesa për një gjë të tillë, veçanërisht ndaj Shqipërisë dhe Serbisë.
Shtetet e BE-së ankohen për Shqipërinë dhe Serbinë pas liberalizimit të vizave
Liberalizimi i vizave për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut e më vonë edhe për Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën u përcoll me ankesa nga disa vende të BE-së për keqpërdorime të vizave turistike nga shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shumica e ankesave i drejtoheshin Shqipërisë dhe Serbisë.
Ndërkohë, për Bosnje e Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi, liberalizimi i vizave nxiti më shumë sesa vizita turistike: më shumë të rinj filluan të studiojnë nëpër vende të BE-së.
Liberalizimi i vizave dhe mundësia e studimit në BE
Pas liberalizimit të vizave, në Bosnje e Hercegovinë dhe Maqedoni të Veriut kishte rritje të numrit të të rinjve që nisën të studiojnë në vende të BE-së. Ndërkaq, në Shqipëri, ky numër u zvogëlua.
Meqë shtetasit e këtyre vendeve mund të udhëtonin pa viza në vendet e BE-së, numri i rasteve të kalimit ilegal të kufijve u zvogëlua. Mirëpo, në të njëjtën kohë, u rrit numri i rasteve të vizitorëve që tejkalonin kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në zonën Schengen – deri në 90 ditë brenda gjashtë muajve.
Ndikimi i liberalizimit të vizave në udhëtimet ilegale drejt BE-së
Pas liberalizimit të vizave, numri i kalimeve ilegale të kufijve nga shtetas të Ballkanit Perëndimor ra dukshëm. Mirëpo, numri i rasteve që qëndronin ilegalisht në BE – qoftë duke e tejkaluar kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit, apo duke mos i respektuar rregullat e tjera – u rrit.
Qëndrimi i tillë ilegal filloi të rritej më së shumti në periudhën prej vitit 2012. Sërish, numri më i madh i rasteve të identifikuara vinin nga Shqipëria dhe Serbia.
Trendi i qëndrimit ilegal në BE nga vendet e Ballkanit Perëndimor
Në vitin 2012 filloi një rritje e madhe e numrit të shtetasve nga Ballkani Perëndimor që e tejkalonin kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit të tyre në BE. Numri më i madh i tyre vinin nga Shqipëria dhe Serbia.
Shqipëria dhe Serbia ishin dy vendet që patën më së shumti raste të shtetasve të tyre që u kapën duke përdorur dokumente të rreme për të hyrë në zonën Schengen.
Trendi i përdorimit të dokumenteve të rreme
Pasi shtetet e Ballkanit Perëndimor fituan të drejtën e udhëtimit pa viza në zonën Schengen, rastet e identifikuara të përdorimit të dokumenteve të rreme u shtuan. Numri më i madh i rasteve u identifikua në Serbi dhe Shqipëri.
Probleme të tilla si: përdorimi i dokumenteve të rreme, tejkalimi i kohëzgjatjes së lejuar për vizitë etj., bënë që të rritej numri i shtetasve të Ballkanit Perëndimor që iu nënshtruan procedurave të kthimit të detyrueshëm. Sërish, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria.
Shqipëria, vendi me numrin më të madh të banorëve të larguar nga BE-ja
Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Shqipëria pati ngritje të dukshme të numrit të rasteve të largimit të banorëve të saj nga BE-ja për keqpërdorime të ndryshme të qëndrimit në BE.
Më 2019, Holanda kërkoi që të suspendohej liberalizimi i vizave për Shqipërinë, por Komisioni Evropian vlerësoi se nuk ka kushte për të ndërmarrë një masë të tillë.
Dy vjet më vonë, Presidenca e atëhershme sllovene e BE-së përgatiti një dokument, ku u përmendën shembuj të shumtë të keqpërdorimit të udhëtimit pa viza nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Për vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni Evropian publikoi pesë raporte të monitorimit të regjimit të liberalizimit të vizave. I fundit, i publikuar më 5 dhjetor të vitit 2022, vlerësoi se të gjitha vendet kanë ndërmarrë masa për t’i plotësuar kërkesat e BE-së dhe se ato vende vazhdojnë t’i plotësojnë kriteret për liberalizim të vizave.
Kushtet për liberalizim të vizave përfshijnë reforma për ta përforcuar sundimin e ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, menaxhimin e migrimit dhe përmirësimin e kapaciteteve administrative në kontroll të kufijve.
Në rast të rritjes së migrimit ilegal nga ndonjë vend, BE-ja ka të drejtë ta suspendojë përkohësisht regjimin e udhëtimit pa viza.
Ky mekanizëm, që u iniciua në vitin 2013, aktivizohet nëse ka rritje për mbi 50 për qind të hyrjeve ilegale nga një vend dhe qëndrimit ilegal, nëse ka rritje për mbi 50 për qind të aplikimeve për azil, nëse ka rënie të bashkëpunimit për kthim të detyrueshëm dhe nëse vlerësohet se ka rrezik të shtuar për sigurinë e shteteve anëtare të BE-së./REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje