LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj i drejtohet Hotit para takimit me Lajçak: Bisedo për kërcënimet publike të Daçiqit për zbulimin e varrezave masive

Miftaraj i drejtohet Hotit para takimit me Lajçak: Bisedo për kërcënimet publike të Daçiqit për zbulimin e varrezave masive

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë së kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në takimin që do të mbajë me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do duhej të diskutonte për deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, për zbulimin e varrezave masive me shqiptarë të masakruar dhe vrarë gjatë luftës.

Miftaraj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Lajçak do duhet të informonte kryeministrin Hoti se kjo çështje do të trajtohet në Bashkimin Evropian (BE).

“Kryeministri Hoti në takimin me Lajçak do ishte e udhës të diskutonte vetëm një pikë të rendit të ditës. Kërcënimet publike të Daçiq po bën lidhur me dëshmitarët në Serbi për zbulimin e varrezave masive me shqiptarë të masakruar dhe vrarë gjatë luftës. Besoj Lajçak do të duhej të informonte Hoti se ai personalisht është duke marr me këtë çështje dhe se e njëjta do të trajtohet nga Bashkimi Evropian, Këshilli I Bashkimit Evropian dhe Këshilli I Evropës për mohimin dhe fshehjen e varrezave nga shteti serb”, ka thënë ai.


Tutje Miftaraj tha se mohimi, fshehja dhe kërcënimi për të zbuluar varrezat masive me viktima të krimeve të luftës cënon vlerat dhe parimet mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

“Mohimi i krimeve të luftës, fshehja e krimeve të luftës, kërcënimi për të zbuluar varrezat masive me viktima të krimeve të luftës cenon vlerat dhe parimet mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, që janë baza dhe themeli i Bashkimit Evropian”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Ndryshe, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në një video të publikuar dëgjohet duke kërcënuar serbët nëse tregojnë se ku janë varrezat masive me shqiptarë të vrarë gjatë luftës.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori