LAJMI I FUNDIT:

Microsoft Notepad dhe Paint marrin veçori të inteligjencës artificiale

Microsoft Notepad dhe Paint marrin veçori të inteligjencës artificiale

Shërbimi legjendar i Microsoft, Notepad po përmirësohet në formën e inteligjencës artificiale.

Një veçori e re e inteligjencës artificiale po vjen në Microsoft Notepad dhe quhet Rewrite, transmeton Telegrafi.

Microsoft ka aktivizuar Rewrite për Windows Insiders dhe funksioni do të lejojë AI të rishkruajë fjali, të ndryshojë tonin e tekstit dhe gjatësinë e tij në Notepad.


Windows Insiders mund të hyjë në funksionin Rewrite, duke theksuar tekstin në dritaren e Notepad dhe duke klikuar me të djathtën në meny ose duke shtypur shkurtesën e tastierës: Ctrl+I.

Do të hapet një kuti dialogu, duke shfaqur modifikimet e sugjeruara të bëra nga AI, si dhe një menu të personalizuar me opsionet “Longer”, “Tone” dhe “Format” mbi butonin “Replace”.

Nëse preferoni të shkruani me gishtat tuaj dhe të përdorni trurin tuaj, mund të çaktivizoni funksionin e AI në menynë e cilësimeve.

Edhe aplikacioni Paint i Microsoft-it merr funksionet e veta të AI, të quajtura Generative Fill dhe Generative Erase.

Funksioni “mbushje” mund të modifikojë dhe shtojë veçori vizuale në fotografi dhe vizatime. Funksioni “fshirje” mund të heqë pjesë të fotografive ose vizatimeve.

Për momentin, nuk ka asnjë informacion se kur funksionet e përmendura të AI, do të bëhen të disponueshme për të gjithë përdoruesit e programeve Microsoft Notepad dhe Paint. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit

Drejtori ekzekutiv i Instagramit zbulon: Hashtaget nuk ndikojnë në rritjen e aktivitetit

Teknologji
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se

A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"

Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
Microsoft e bën modelin o1 të OpenAI falas për të gjithë përdoruesit e Copilot

Microsoft e bën modelin o1 të OpenAI falas për të gjithë përdoruesit e Copilot

Teknologji
Kush është Mira Murati dhe a vjen nga Shqipëria? - Si përgjigjet, ChatGPT në pyetjet lidhur me inxhinieren e njohur

Kush është Mira Murati dhe a vjen nga Shqipëria? - Si përgjigjet, ChatGPT në pyetjet lidhur me inxhinieren e njohur

Teknologji
iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?

Teknologji
Kalo në kategori