LAJMI I FUNDIT:

Microsoft merr miratimin e BE-së për Skype

Microsoft merr miratimin e BE-së për Skype

Përvetësimi i Microsoft për kompaninë Skype ishte paralajmëruar gjatë muajit maj të këtij viti, ndërsa kjo marrëveshje tani ta kaluar edhe pengesën evropiane.

Marrëveshja mes Microsoft dhe Skype ende nuk ka përfunduar, mirëpo Evropa tashmë ka miratuar një kontratë të tillë mes dy kompanive të mirënjohura botërore.

Sipas Forbes, pas vendimit të Komisionit Federal të Tregtisë në SHBA, i cili e kishte miratuar marrëveshjen e vlefshme prej 8.5 miliardë dollarëve, edhe Komisioni i Konkurrencës i Komisionit Evropian ka dhënë bekimin e saj gjatë ditës.

Agjencia e Bashkimit Evropian konsideron se nuk ka çështje të mëdha sa i përket konkurrencës, dhe lojëtarëve të tjerë në treg, duke përfshirë edhe kompaninë Google, prandaj kjo marëveshje kalohet sa i përket këtyre autoriteteve. / Telegrafi /