Microsoft kalon edhe pengesën e fundit – merr dritën jeshile në Mbretërinë e Bashkuar për të blerë Activision

Oferta e rishikuar e Microsoft-it për të blerë krijuesin e Call of Duty Activision Blizzard është miratuar nga rregullatorët e Mbretërisë së Bashkuar. Autoriteti i Tregjeve të Konkurrencës (CMA) tha se oferta e përditësuar kishte adresuar shqetësimet, pasi bllokoi marrëveshjen origjinale me vlerë prej 69 miliardë dollarëve në prill.
Microsoft do t’ia dorëzojë Ubisoft-it francez të drejtat për shpërndarjen e lojërave të Activision në konzola dhe PC në cloud. Pavarësisht miratimit të marrëveshjes, megjithatë, CMA kritikoi Microsoft-in. Pasi mbikëqyrësi i konkurrencës bllokoi blerjen në prill, presidenti i Microsoft Brad Smith tha se ishte “keq për Britaninë”.
Paraditen e së premten, drejtoresha ekzekutive e CMA, Sarah Cardell deklaroi: “Bizneset dhe këshilltarët e tyre nuk duhet të kenë asnjë dyshim se taktikat e përdorura nga Microsoft nuk janë mënyra për t’u angazhuar me CMA, raporton BBC, transmeton Telegrafi.
“Microsoft pati mundësinë të ristrukturohej gjatë hetimit tonë fillestar, por në vend të kësaj vazhdoi të insistonte në një paketë masash që ne u thamë atyre se thjesht nuk do të funksiononin. Zvarritja e procedurave në këtë mënyrë vetëm humbet kohë dhe para”, shtoi tutje ajo. CMA bëri të ditur se oferta e rishikuar do të “ruajë çmimet konkurruese” në industrinë e lojërave dhe do të sigurojë më shumë zgjedhje dhe shërbime më të mira.
“Me shitjen e të drejtave të transmetimit në cloud të Activision për Ubisoft, ne jemi siguruar që Microsoft nuk mund të ketë një pengesë mbi këtë treg të rëndësishëm dhe me zhvillim të shpejtë”, vazhdoi ndër të tjera Cardell.
Smith tha se Microsoft ishte “mirënjohës për shqyrtimin dhe vendimin e plotë të CMA”. Ai shtoi se “pengesa përfundimtare rregullatore” ishte kapërcyer për gjigantin e teknologjisë për të përfunduar marrëveshjen e blerjes, ndërsa një zëdhënës i Activision Blizzard bëri të ditur se marrëveshja e miratuar ishte “lajm i madh”.
Marrëveshja shënon një ndryshim të madh për industrinë e lojërave. Ai e forcon më tej Microsoft-in si një gjigant video-lojërash, për të habitur shumë rivalin e tij kryesor Sony, pronar i konsolës së PlayStation. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Instagram prezanton përkthim në 99 gjuhë dhe shumë risi të tjera

Shefi i Apple takon Trumpin - presidenti amerikan zbulon premtimet që i dha Cook

A ju kujtohet Sebastian Kurz - kompania e tij vlen një miliard dollarë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë