LAJMI I FUNDIT:

Mickoski, Taravarit: Nuk është e vërtetë se kam qenë kundër korridorit 8

Mickoski, Taravarit: Nuk është e vërtetë se kam qenë kundër korridorit 8

Unë kurrë nuk kam qenë kundër Korridorit 8 dhe po, kam qenë kundër Marrëveshjes së Prespës, pasi deputetët u detyruan të votonin për ndryshimet kushtetuese dhe kur e gjithë kjo u bë realitet, kur isha ende në opozitë katër-pesë vjet më parë, thashë se ne nuk mund ta bëjmë atë “Po e injorojmë opinionin”, tha kryeministri Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarit duke komentuar deklaratën e ministrit Arben Taravari, i cili “Dayli Click” tha se Mickoski do të pranojë ndryshimet kushtetuese ashtu siç pranoi Korridorin 8 dhe Marrëveshjen e Prespës.

Taravari: Mickoski do t’i pranojë ndryshimet kushtetuese, ashtu siç pranoi Korridorin 8 dhe Marrëveshjen e Prespës
Lexo po ashtu Taravari: Mickoski do t’i pranojë ndryshimet kushtetuese, ashtu siç pranoi Korridorin 8 dhe Marrëveshjen e Prespës

“Kjo që po citoni nuk e ka thënë kështu zoti Taravari, por në rregull. E mohoj kategorikisht që është thënë”, tha Mickoski.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Mickoski tha se po kërkon zgjidhje dinjitoze, që janë ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar. Ai është i bindur se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga qëndrimet e tij për këtë çështje.


“Mund të flasim për ndryshimet kushtetuese, por në të njëjtën kohë mund të flasim për gjëra të tjera që i kërkojmë që janë pjesë e programit zgjedhor të OBRM-PDUKM-së, pas të cilit kanë qëndruar më shumë se gjysmë milioni qytetarë dhe nuk kam qëllim të largohemi edhe një milimetër nga kjo. Atë që kam thënë, e them tani dhe do ta them në të ardhmen”, tha Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori