LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Partnerët ndërkombëtar janë të shqetësuar se Ahmeti dhe BDI janë faktor jostabiliteti në vend

Mickoski: Partnerët ndërkombëtar janë të shqetësuar se Ahmeti dhe BDI janë faktor jostabiliteti në vend

Kryeministri, Hristijan Mickoski sot në një konferencë për shtyp liderin e BDI-së, Ali Ahmeti e ka quajtur si faktor destabilizues në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jemi mësuar që deklaratat e tilla të Ali Ahmetit të jenë faktor destabiliteti dhe të thërrasë për trazira dhe destabilitet me retorikë luftarake. Unë nuk mendoj se ai mund të shkaktojë atë që thotë. Shqiptarët dhe të gjithë qytetarët në vend janë të vetëdijshëm për gjithçka që ai dhe ata pak njerëz rreth tij kanë bërë personalisht në 20 vitet e fundit sa ishin në pushtet, thotë kryeministri Hristijan Mickoski për mesazhet e djeshme të kryetarit të BDI-së në një tubim partiak në Shuto Orizare të Shkupit.

Mickoski supozon se mesazhi i liderit të BDI-së u referohet, siç thotë ai, të njëjtëve gjyqtarë kushtetues që nga Reçica e Vogël dhe “Bihaqka” janë emëruar në Gjykatën Kushtetuese.


“Ligji për përdorimin e gjuhëve është në Gjykatën Kushtetuese dhe aty do të shihni njerëzit që kanë dalë nga fletoret e tyre. Tani kërkohet një strukturë transmetimi për të përcjellë mesazhin, por nuk mendoj se është ndonjë gjë serioze. Unë jam i shqetësuar se ai vazhdon të jetë një faktor paqëndrueshmërie. Edhe partnerët ndërkombëtarë janë të shqetësuar se BDI dhe Ahmeti janë gjithnjë e më shumë faktor jostabiliteti”, tha Kryeministri në konferencën e sotme për media.

Ahmeti mbrëmë i ka dërguar mesazh qeverisë aktuale se “nëse preket gjuha shqipe të gjithë shqiptarët do të jenë në këmbë”.

Së fundi, lideri i BDI-së, përmes letrave dërguar “liderëve të lartë ndërkombëtarë”, kërkoi nga ata që të ndërmarrin veprime të përbashkëta për të mbrojtur të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori