Kryeministri Hrisrijan Mickoski ka deklaruar se Ekonomia në tremujorin e dytë ka shënuar rritje reale prej 3,4 për qind.

Ai tha se masat e qeverisë po japin rezultate.


“E para është fakti se në tremujorin e dytë ekonomia jonë shënoi rritje reale prej 3,4 për qind dhe për tremujorin e dytë jemi ndër pesë vendet në Evropë sa i përket shkallës më të madhe të rritjes së Bruto prodhimit vendor. Nëse në tremujorin e parë ishim në vendin e katërt, tani e ndajmë vendin e tretë me Kroacinë. Para nesh janë Irlanda dhe Qipro me 3,6 për qind. Masat e Qeverisë dhe puna aktive që bëjmë periudhën e kaluar kanë gjeneruar 10 mijë vende të reja pune, domethënë, nëse krahasojmë numrin e të punësuarve në tremujorin e dytë të vitit 2024 prej pak më shumë se 691 mijë me numrin e të punësuarve në tremujorin e dytë të vitit 2025, diçka më shumë se 701 mijë, kjo do të thotë se për një vit kemi krijuar 10 mijë vende të reja pune. E kemi ulur diçka më shumë se 7 mijë numrin e të papunëve, kur të krahasohen këto dy tremujorë”, tha Mickoski.

Ai shtoi se eksporti është rritur më shpejt se sa importi, duke shtuar se deficiti tregtar është duke u zvogëluar.