LAJMI I FUNDIT:

Michael Schumacher do të dërgohet për shërim në SHBA

Michael Schumacher do të dërgohet për shërim në SHBA

Flitet se do të ketë ndryshime për Michael Schumacherin.

Sipas mediave gjermane, ish-kampioni i “Ferrari” do të transferohet nga Gjermania në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky lajm ende nuk është konfirmuar nga familja e tij. Por sipas lajmeve që po bëjnë xhiron e rrjetit, është pikërisht bashkëshortja e tij Corinna që ka marrë vendimin për ta dërguar të shoqin në Amerikë.


Në fakt në Dallas është një klinikë e specializuar e drejtuar nga profesori Mark Weeks i cili ka folur publikisht.

“Kemi pasur shumë pacientë me të tillë traumë. Me shumë gjasë në Europë nuk ka klinika si e jona që trajtojnë këto raste”, ka thënë mjeku.