LAJMI I FUNDIT:

Mevlan Zeka më i miri i xhiros së 34-të në Albi Mall Superligë

Mevlan Zeka më i miri i xhiros së 34-të në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 34-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të SC Gjilani, Mevlan Zeka.

Komisioni i veteranëve të futbollit vendosi që epiteti i yllit të javës për këtë javë t’i takojë futbollistit të SC Gjilani , pasi në ndeshjen kundër Dritës ishte njëri nga më të angazhuarit dhe tregoi lojë shumë të mirë. Përveç kësaj, ai realizoi edhe golin e barazimit nga penalltia, duke qenë më meritori që Gjilani mori një pikë në derbi.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e SC Gjilani, Mevlan Zekën e ndau Eris Veliu, dizajner grafik në Albi Mall.


Sulmuesi anësor i SC Gjilani u shpreh i lumtur që mori këtë çmim, derisa theksoi se skuadra e tij është afër arritjes së objektivave të këtij edicioni.

“Kënaqësi e veçantë të shpallesh “Ylli i Javës” sidomos në ndeshjen derbi të qytetit, kur dihet rivaliteti i dy klubeve. Personalisht po kaloj në një formë të mirë tek SC Gjilani dhe po e ndihmoj skuadrën drejt arritjes së objektivave, pasi tani jemi në finale të Kupës dhe shumë afër sigurimit të plasmanit në Evropë”.

“Për formën timen padyshim që duhet të falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik, të cilët më kanë ndihmuar shumë. Ky çmim i dedikohet tifozëve ‘Skifterat’, të cilët pavarësisht rrugëtimit tonë, e që nuk ka qenë i lehtë, na kanë qëndruar gjithmonë afër gjatë tërë vitit”, tha Mevlan Zeka për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

La Liga
Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

La Liga
Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Shënoi golin e fitores, por Elliott drejton gishtin tek heroi i vërtetë i Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori