Pjesa më e mundimshme ndonjëherë gjatë përgatitjes së pastave është kullimi i tyre.

Sa herë që derdhim ujin e tepërt, rrezikojmë që pastat të dalin nga ena pa dashur.


Por, ekziston një metodë shumë efikase që do t’ju ndihmojë në këtë aspekt.

Një video e publikuar në Instagram nga @lionfieldmusic tregon se si të kulloni pastat pa pikë problemi.

Vendosni një kruese dhëmbësh tek kapaku i enës për të krijuar një hapësirë, më pas derdhni ujin e tepërt të pastave.

Kjo metodë gjeniale do t’ju ndihmojë që të kulloni shumë lehtë ushqimin. /Telegrafi/