Meta zbulon aksidentalisht syzet e reja Ray-Ban Display

Meta ka zbuluar pa dashje detaje rreth syzeve të saj të reja inteligjente, para prezantimit zyrtar në konferencën Meta Connect.
Syzet e reja zbatojnë një ekran Heads-up (HUD), përmes të cilit informacioni shfaqet direkt në fushën e shikimit të përdoruesit, në xhamin e syzeve, transmeton Telegrafi.
Ekziston një rrip dore për kontrollin e gjesteve, dhe ju lejon të rrëshqitni gishtin nëpër sipërfaqe për t'iu përgjigjur mesazheve ose për të kontrolluar funksionet e pajisjes.
Syzet janë pjesë e linjës Ray-Ban, ndërsa videoja tregon gjithashtu një model Oakley me një kamerë të vendosur në qendër.
Çmimi i pritur i modelit të ri të syzeve është rreth 800 dollarë. /Telegrafi/
BREAKING: Meta's HUD glasses with sEMG wristband will in fact be Ray-Ban branded, a leaked clip which also depicts the HUD and wristband in action reveals.
Details here: https://t.co/fib1mEQZwu pic.twitter.com/pXAkuq4Aiw
— UploadVR (@UploadVR) September 15, 2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































