LAJMI I FUNDIT:

Meta uron myslimanët: Të jemi më tolerantë e solidarë

Meta uron myslimanët: Të jemi më tolerantë e solidarë

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e bajramit.

“Në këtë prag feste të madhe e gëzimi për ju dhe familjet tuaja, pas një muaji të shenjtë agjerimi, plot sakrifica e mundim, përkushtim e respekt ndaj besimit në Zot, ju shpreh urimet më të ngrohta dhe më të përzemërta: Gëzuar Festën e Bajramit të Madh”, shkruan Meta në Fb.

Meta uroi që kjo ditë e shenjtë në kalendarin Islam, të na gjejë më të paqtuar, më tolerantë e më solidarë mes nesh!


“Mirëkuptimi, pranimi i tjetrit, harmonia e mrekullueshme ndërfetare dhe dashuria njerëzore, uroj të udhëheqin shoqërinë tonë për më shumë zhvillim e begati.

Bajrami i Madh është dita kur besimtarët myslimanë shfaqin vlerat dhe virtytet më të mira të besimit Islam por edhe të traditës së shqiptarëve, respektin e përkushtimin ndaj familjes, pranimin e të tjerëve, dhembshurinë e përkujdesjen ndaj njerëzve në nevojë, të pamundurve, të sëmurëve, jetimëve, të braktisurve dhe të moshuarve, duke iu gjendur pranë plot mirësi e bujari”, tha Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori