LAJMI I FUNDIT:

Meta: Të mos minojmë zgjedhjet

Meta: Të mos minojmë zgjedhjet

Qëndrimet e dy partive kryesore në koalicionin qeveritar janë të ndara sa i përket mundësisë së zhvillimit të zgjedhjeve pa Partinë Demokratike.

Pa kaluar 24 orë nga deklarata e kryeministrit Rama se Partia Socialiste do të futet edhe e vetme në zgjedhje, kryeparlamentari Ilir Meta dha një mesazh të ndryshëm.

“Njoftojini të gjithë që pluralizmi ka ardhur që në 12 dhjetor të vitit 1990 në Shqipëri”, deklaroi Meta.


Megjithatë, Ilir Meta përsëriti thirrjen e disa ditëve më parë kur iu drejtua opozitës së vendit, se nuk i shërbenin mesazhet ultimative.

“Ne duhet të gjithë të punojmë që këto të jenë zgjedhje të shkëlqyera, larg qëndrimeve kategorike që mund të na sillnin pasoja katastrofike të padëshiruara për Shqipërinë, shqiptarët dhe sidomos për të ardhmen e këtyre fëmijëve të mrekullueshëm”, tha Meta.

Kryetari i LSI i bëri këto komente gjatë inaugurimit për rindërtimin e shkollës së tij të fëmijërisë “Kongresi i Lushnjes”. Ai ishte atje i ftuari kryesor i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili tentoi të ulte tensionet mes palëve duke pajtuar Metën me Lindita Nikollën, pas replikave të fundit me Monika Kryemadhin.

“Sa herë që dëgjoni që politikanët bëjnë debate, apo kritika për njëri-tjetrin duhet të kuptoni se bëhen gjithmonë për të përmirësuar punën. Kur vjen momenti për vendimet finale, ne marrim vendimet e duhura për qytetin dhe për shtetin që puna të na shkojë mbarë dhe fëmijët e gjeneratës së ardhshme të kenë kushte të mira jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë”, tha Veliaj.

Bashkëpunimin e ngushtë me kryebashkiakun Veliaj, Ilir Meta e provoi edhe nëpërmjet një batute me nxënësit.

“Disa u mërzitën se e panë me duar bosh dhe kërkuan fiq. Tani, unë ju siguroj që po dolët me dhjeta do të vijnë edhe fiqtë këtu. Do të vijmë edhe ne prapë këtu”, tha Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori