Meta ka zbuluar se është duke punuar në një rrjet të ri social të krijuar vetëm për ndarjen e përditësimeve të tekstit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aplikacioni do të duket të jetë një konkurrent i drejtpërdrejtë i Twitter.
Një zëdhënës i kompanisë ka thënë se do të jetë një platformë “e decentralizuar”.
Ajo supozohet të jetë e ngjashme me alternativat e tjera si Twitter, që u rritën në popullaritet pas blerjes nga Elon Musk.
Plani u raportua fillimisht nga Money Control, duke cituar burime të Meta, me më shumë detaje të zbuluara nga Platformer.
Ndërsa aplikacioni i ri thuhet se është i markës Instagram (Meta zotëron atë platformë, plus Facebook dhe WhatsApp), duke i lejuar përdoruesit të identifikohen me llogaritë ekzistuese, ai do të funksionojë ndryshe. /Telegrafi/