LAJMI I FUNDIT:

Meta i kundërpërgjigjet Ramës: Integriteti i Kosovës i padiskutueshëm sa të jem unë president

Meta i kundërpërgjigjet Ramës: Integriteti i Kosovës i padiskutueshëm sa të jem unë president

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i është kundërpërgjigjur reagimit të kryeministrit Edi Rama pasi vendosi të mos dekretonte emërimin e Gent Cakajt në postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Meta në profilin e tij në Facebook ka shkruar se integriteti i Kosovës është i padiskutueshëm.

“Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”, shkruan Meta.


Kryeministri Rama ka reaguar pas vendimit të Presidentit Meta për të mos dekretuar Cakajn dhe e ka quajtur refuzimin e presidentit jo kushtetues dhe të turpshëm.

Meta refuzon Gent Cakajn për ministër të Jashtëm të Shqipërisë
Lexo po ashtu Meta refuzon Gent Cakajn për ministër të Jashtëm të Shqipërisë

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Evropën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm?Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, ka shkruar Rama në Twitter.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori