Meta: Historia e re e Kosovës dhe kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën Rugovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot ka bërë nderime pranë varrit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Meta, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova”
“Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Vizioni i Tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetesë në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale. Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova. ???”, ka shkruar Meta. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/01/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































