LAJMI I FUNDIT:

Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e shpërndarjes së informacionit për shëndetin riprodhues

Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e shpërndarjes së informacionit për shëndetin riprodhues

Meta dhe Google po akuzohen për pengim të informacionit mbi abortin dhe kujdesin shëndetësor riprodhues në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi.

Organizata MSI e cila ofron shërbime kontracepsioni dhe aborte në 37 vende, tha se reklamat e saj mbi shëndetin seksual dhe kancerin janë refuzuar dhe fshirë nga platformat.

Sipas organizatës, kompanitë po i kufizojnë ofruesit lokal të reklamojnë abortin, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.


“Në Afrikë, Facebook është vendi i duhur për informacionin e shëndetit riprodhues për shumë gra. Ne merremi me gjithçka, nga menopauza te menstruacionet, por zbulojmë se e gjithë përmbajtja jonë është censuruar”, tha menaxherja e marketingut të MSI, Whitney Chinogwenya.

Sipas Chinogwenya, Meta nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar dezinformimin kundër abortit, duke pranuar reklama nga organizata që pretendojnë se abortet mjekësore çojnë në “gjakderdhje fatale”.

Bëhet e ditur se raporti i cili akuzon dy kompanitë është përpiluar përmes intervistave me ekipet lokale të MSI në Gana, Kenia, Meksikë, Nepal, Nigeri dhe Vietnam

“Ne lejojmë postimet dhe reklamat që promovojnë shërbimet e kujdesit shëndetësor, si dhe diskutimin rreth tyre. Përmbajtja rreth shëndetit riprodhues duhet të ndjekë rregullat tona. Reklamat që promovojnë produkte ose shërbime të shëndetit riprodhues mund të synohen vetëm për persona mbi 18 vjeç”, tha zënëdhësi i Metas, Ryan Daniels.

Gjiganti teknologjik ka bërë me dije se do ta shqyrtojë përmbajtjen e këtij raporti, por i qëndron pas rregullave të veta për ndalimin e dezinformatave dhe mashtrimeve të njerëzve në lidhje me shërbimet. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Të gjithë janë duke pritur për këtë telefon Android, akoma nuk është prezantuar dhe komentet për të janë kudo

Të gjithë janë duke pritur për këtë telefon Android, akoma nuk është prezantuar dhe komentet për të janë kudo

Teknologji
Samsung njofton lansimin zyrtar të One UI 7 duke filluar nga data 7 prill

Samsung njofton lansimin zyrtar të One UI 7 duke filluar nga data 7 prill

Teknologji
Taara, teknologjia e re e internetit me lazerë - a do të arrijë t'i sfidojë satelitët e Musk?

Taara, teknologjia e re e internetit me lazerë - a do të arrijë t'i sfidojë satelitët e Musk?

Teknologji
Google njoftoi blerjen më të madhe të një kompanie në historinë e saj

Google njoftoi blerjen më të madhe të një kompanie në historinë e saj

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Kalo në kategori