LAJMI I FUNDIT:

Mësuesja ‘terroriste’ pro ISIS, Ministria e Arsimit zbulon kur është filmuar propaganda!

Mësuesja ‘terroriste’ pro ISIS, Ministria e Arsimit zbulon kur është filmuar propaganda!

Ministria e Arsimit dhe Sportit thotë se video që shfaq një mësuese të teologjisë në Medresenë e Shkodrës është filmuar në vitin 2015.

Në një reagim për rastin e publikuar në emisionin “STOP” ku mësuesja 39-vjeçare Emine Alushi, tashmë e arrestuar, bën propagandë pro ISIS, ministrja Lindita Nikolla thotë se: Alushi në atë kohë ka qenë aktivizuar si mësuese me kohë të pjesshme në shkollën jopublike “Haxhi Sheh Shamia” (Medreseja) – Shkodër. Sipas ministrisë, gjatë këtij viti shkollor mësuesja Alushi nuk ka qenë më në këtë detyrë.

Arrestohet mësuesja për “propagandë pro-IS”
Lexo po ashtu Arrestohet mësuesja për “propagandë pro-IS”

Reagimi i Ministrisë së Arsimit:


Në datën 18 Janar 2017, në emisionin televiziv “Stop” – TV Klan, u publikua një video regjistrim, përmbajtja e së cilit lidhet me deklaratat propagandistike pro ISIS, të një mësueseje, gjatë një ore mësimi, në shkollën jopublike “Haxhi Sheh Shamia” (Medreseja) – Shkodër.

Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS), bazuar në të dhënat që siguroi për rastin, informon si vijon:

Opinionet janë shprehura nga znj. Emine Alushi, gjatë një orë mësimi, në vitin 2015, kohë kur ajo ka qenë aktivizuar si mësuese me kohë të pjesshme në atë institucion arsimor. Znj. Alushi nuk e ka ushtruar më detyrën e mësueses gjatë vitit shkollor aktual.

MAS e dënon më forcë rastin dhe e konsideron të papranueshëm këtë përpjekje radikale për të përhapur pikëpamje ekstremiste gjatë një ore mësimore si dhe kërkon nga organet kompetente marrjen e masave të plota për të verifikuar të gjitha rrethanat që qëndrojnë prapa tij. Shkollat tona kanë qenë, janë dhe do të mbeten institucione që kultivojnë vlera të larta demokratike dhe atdhetare tek brezi i ri i vendit, duke refuzuar çfarëdo përpjekjeje për radikalizëm apo ekstremizëm.

MAS-i dhe agjencitë vartëse të saj kanë monitoruar dhe vlerësuar vijimisht procesin mësimor – edukativ dhe rezultatet e tij, në të gjitha institucionet arsimore.

Ndonëse MAS e konsideron si të shkëputur rastin në fjalë, garantohet opinioni publik se do të merren hapa të plotë për të verifikuar dhe analizuar gjendjen dhe për të marrë të gjitha masat e duhura që në bashkëpunim me prindërit dhe të gjithë shoqërinë, të ruhet hapësira shkollore nga radikalizmi, dhuna dhe ekstremizmi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Kalo në kategori