Mary Beth Haglin, 24 vjeçe, ishte një mësuese amerikane pranë Washington High School. Por karriera e saj ndryshoi plotësisht pasi krijoi një lidhje intime me një nxënës të saj 17- vjeçar.

“Më bëri për vete me inteligjencën e tij dhe fjalorin mahnitës”, tha e reja nga Iowa.


Ata nisën një lidhje duke konsumuar akte seksuale çdo ditë për disa muaj me radhë, shkruan noa.al.

Kanë shkuar bashkë më shumë se 100 herë, në makinë, në shtëpinë e nënës së tij ose në të sajën. Nuk mund të rezistonin. I dërgonte edhe fotografi seksi me të brendshme. Deri kur ajo bëri një analizë me veten e saj dhe vendosi të ndërpriste raportin pasi ‘Nuk ishte korrekte për rolin e saj’.

Por ky vendim i saj atij nuk i pëlqeu, por e kërcënoi duke thënë se do e tregonte historinë e tyre tek të gjithë duke i rrezikuar profesionin, deri në kërcënime fizike.

“Gabova që nisa të shkoja me të, por këtu viktima jam unë”, thotë e reja.

Pasi historia e tyre doli në dritë, mësuesja e re u pushua nga puna. Tashmë ajo punon në lokal nate si striptiste, ndërsa jeta e saj ka ndryshuar. Nëse gjatë procesit gjyqësor shpallet fajtore, ajo rrezikon dy vjet burg.