Një nxënës i shkollës së mesme profesionale në Rahovec të enjten ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga profesori i tij.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur më datë 16 maj, në objektin e shkollës profesionale.
Rasti ndaj të dyshuarit, profesor i shkollës së mesme profesionale në Rahovec, është cilësuar si “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Rr. Gëzim Hamza, Rahovec. (16.05.2022-07:35). Pranë S.P. Rahovec është paraqitur ankuesi i mitur (nxënës i shkollës profesionale ), dhe ka raportuar se me datë 16.05.2022 rreth orës 07:35 ne objektin e shkollës, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (profesor i shkollës profesionale) lidhur me një incident te ndodhur ditë më parë”, ka thënë Gjurkaj.
Ai ka bërë të ditur se viktimës i është ofruar ndihma mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec dhe sipas mjekut, nuk ka lëndime të dukshme.
“Njësiti i Hetimeve ka bërë intervistimin e palëve të përfshira në rast dhe kanë mbledhur prova tjera materiale lidhur me rastin. Është njoftuar Prokurori i Shtetit në lidhje me rastin, dhe me urdhrin e tij, rasti procedohet në procedurë të rregullt. Hetimet në vijimësi”, ka shtuar Gjurkaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët
Suspendimi i gjyqtarit Agim Kuçi për rastin Sekiraqa, Zogaj kritik ndaj atyre që nxorën detaje nga raporti i panelit hetimor
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Prokurorët në orar të punës pinë alkool me të pandehur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve