Shumë tifozë kanë shprehur prej kohësh admirimin e tyre për Lionel Messin duke bërë tatuazhe në trupat e tyre, dhe zakoni është shumëfishuar kjo që kur ai kurorëzoi karrierën e tij duke fituar Kupën e Botës në Katar dhjetorin e kaluar me Argjentinën.
Por tani për herë të parë një nga shokët e tij i është bashkuar fanatikëve me tatuazhin e Messit.
Mbrojtësi i Benficas, Nicolas Otamendi, që luajti ndeshje të shumta me Messin në kombëtare, duke përfshirë edhe shtatë në Katar, pak më shumë se tre muaj më vonë ai përfundoi tatuazhin për nder të gjeniut që i mundësoi të bëhej kampion bote.
Mbrojtësi me shumë tatuazhe tatuazhuar, gjeti vend për Messin në anën e djathtë të gjoksit të tij, dhe përveç fotove të Leos duke puthur kupën, kishte shkruar edhe disa fjalë.
Gloria Eterna ⭐️⭐️⭐️ pic.twitter.com/RjnpWdZPqe
— Nicolas Otamendi (@Notamendi30) March 30, 2023
“Lavdinë e përjetshme” shkruan në krye, ndërsa më poshtë janë fjalët: “entuziazëm, bindje dhe ambicie”. Në fund ai pyet: “Si do të më thonë që magjia nuk ekziston?”, duke e bashkuar me datën e finales në Doha.
Otamendi e shpërndau videon në Instagram për kënaqësinë e fansave dhe vetë Messit, i cili shkroi: “Kam parë shumë gjëra spektakolare të bëra për shkak të Kupës së Botës, por që një koleg, një mik si Otamendi, të bëjë këtë tatuazh është më shumë se e veçantë! Faleminderit shumë, Ota!”.
📲 Messi on IG: “I saw a lot of spectacular things that were done to because of the World Cup, but that a colleague, a friend like Otamendi getting this tattoo is something more than special!!
Thank you very much Ota!” https://t.co/72K3840W7t pic.twitter.com/BZgnGTPKrs
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) March 30, 2023
Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt u përgjigj: “Ajo që patë nuk është asgjë në krahasim me atë që shohim kur ti luan. Ju nuk jeni thjesht një vend i tërë, jeni historia e këtij sporti. Të dua miku im”./Telegrafi/
Nicolas Otamendi’s tattoos. 🔥 pic.twitter.com/a8hi8cuPqq
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) March 31, 2023