LAJMI I FUNDIT:

Messi u kthye në shtëpi në Rosario pasi fitoi Kupën e Botës, por edhe aty u prit si hero nga qindra tifozë

Messi u kthye në shtëpi në Rosario pasi fitoi Kupën e Botës, por edhe aty u prit si hero nga qindra tifozë

Lionel Messi u kthye në shtëpi pas paradës pas Kupës së Botës, por turma të mëdha ishin mbledhur jashtë shtëpisë së tij në Rosario për ta pritur heroin e tyre.

Messi ka plotësuar ëndrrën e tij, duke fituar Kupën e Botës dhe skenat kanë qenë të jashtëzakonshme nga argjentinasit që kur kapiteni mori në duar trofeun.

Ai shënoi dy herë në barazimin 3-3 me Francën në një nga finalet më të mira të të gjitha kohërave, përpara se Argjentina fitonte me penallti në Lusial Stadium.


Skuadra e Lionel Scalonit mori një triumf të tretë në Kupën e Botës dhe i pari që kur Diego Maradona fitoi medaljen e artë në vitin 1986.

Skuadra e Argjentinës fluturoi në kryeqytetin, Buenos Aires, për një paradë të zakonshme me autobusë të hapur dhe thuhet se rreth 4 milionë njerëz mbushën rrugët.

Megjithatë parada u ndërpre para kohe për arsye sigurie pasi disa tifozë u përpoqën të hidheshin në autobus nga lartë.

Në vend të kësaj, si një alternativë, lojtarët fluturuan mbi qytet me helikopterë. Më pas ata u kthyen në shtëpi për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë.

Por nëse Messi shpresonte për paqe dhe qetësi, ai e kishte shumë gabim. Kur ai dhe gruaja e tij Antonella Roccuzzo arritën në shtëpinë e tyre me një Audi, turma të mëdha po e prisnin jashtë.

Qindra tifozë brohoritën me zë të lartë për Messin dhe Argjentinën, me policinë dhe sigurinë që përpiqeshin të shoqëronin shtatë herë fituesin e Topit të Artë deri në derën e shtëpisë së tij.

Skenat ishin të pabesueshme dhe Messi dukej pak i befasuar nga pritja që e përshëndeti. Edhe pse nuk ka gjasa, ne shpresojmë që ai dhe familja e tij të jenë në gjendje të pushojnë dhe të ketë privatësi gjatë ditëve të ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Superliga
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

La Liga
Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Serie A
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori